Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Kryeministri fton për vizitë Papën


Kryeministri libanez ka ftuar Papa Benediktin e XVI-të që ta vizitojë vendin e tij, që nga Vatikani shihet si simbol i rëndësishëm i bashkëjetesës fetare në Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës së tij të shkurtë në Romë, kryeministri Najib Mikati është takuar për rreth 20 minuta me Papën.

Anëtarët e delegacionit të Mikatit kanë bërë të ditur se kryeministri libanez e ka ftuar Papën që ta vizitoj Libanin, por nuk ka pasur asnjë fjalë nga ana e Vatikanit, pavarësisht faktit se po përflitet një udhëtim i tillë.
XS
SM
MD
LG