Ndërlidhjet

Kosovë: Ushtarët e plagosur të KFOR-it trajtohen në Bondstill


Zyrtarët kanë thënë se njëri nga dy ushtarët e KFOR-it, që janë plagousr sot nga të shtënat me armë zjarri të protestuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës, është komandant i batalionit.

“Komandanti i batalionit është qëlluar dhe një tjetër ushtar, poashtu, është plagosur”, tha Uve Novicki, zëdhënës i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Në Berlin, zëdhënësi ushtarak gjerman, Manfred Baumgartner, i ka thënë agjencisë AP, se oficeri dhe ushtari i plagosur shërbejnë në Bundesver (forcat e armatosura gjermane). Zëdhënësi Baumgartner tha se ata janë qëlluar nga masa e protestuesve serbë.

Të dy ata janë dërguar në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Bondstill, në pjesën lindore të Kosovës, për trajtim, ka thënë NATO-ja.

NATO-ja tha se ushtarët tash janë nën instruksione që të përgjigjen me municion të vërtetë nëse ata i nënshtrohen sulmit.
XS
SM
MD
LG