Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Dënohet akti i plagosjes së dy ushtarëve të KFOR-it


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka dënuar veprimin e plagosjes së dy ushtarëve të KFOR-it, duke thënë se “akti i shëmtuar është shprehje e guximit, që kanë marrë kriminelët e hazdisur për të sfiduar edhe me armë, forcat ndërkombëtare të paqes dhe të sigurisë në Kosovë”.

Mëtutje, në njoftimin për media të Zyrës së zotit Krasniqi, theksohet se “plumbat e sotëm qëlluan vetëm disa ditë pas deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë për ripushtimin e Kosovës, madje pa përjashtuar edhe luftën e armatosur”.

Sipas zotit Krasniqi, “kjo politikë intervencioniste serbe është kërcënim i drejtëpërdrejtë i integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë”.

Ai ka shprehur “keqardhje të thellë për plagosjen e ushtarëve nga Gjermania mike”.
XS
SM
MD
LG