Ndërlidhjet

EULEKS: Dënim absolut i dhunës kundër KFOR-it


Misioni për sundim të ligjit dhe drejtësi i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, e ka dënuar sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it, në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEKS-i absolutisht e dënon dhunën e këtij lloji kundër KFOR-it ose kundër secilit institucion ndërkombëtar. KFOR-i dhe EULEKS-i janë në pjesën veriore të Kosovës për t’u përpjekur për përmirësimin dhe për ngritjen e sundimit të ligjit dhe kjo dhunë është e dënueshme dhe mendimet tona qartazi janë me dy ushtarët e KFOR-it, që ishin lënduar këtë mëngjes”, i tha agjencisë Reuters, zëdhënësi i EULEKS-it, Nikolas Hauton.

Sot KFOR-i tha se dy ushtarë të tij janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga protestuesit serbë, pas largimit të një barridake në fshatin Jagnjenicë në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG