Ndërlidhjet

Pakistan: Refuzohen fajësimet për nxitjen e sulmit të NATO-s


Islamabadi i ka dënuar raportet sipas të cilave trupat e Pakistanit janë fajësuar për nxitjen e sulmeve ajrore të NATO-s, nga të cilat u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Ky sulm ajror në rajonin fisnor Mohmand, në brezin kufitar Pakistan – Afganistan, e ka zemëruar shumë Pakistanin.

Raportet e mediave perëndimore kanë cituar zyrtarë të paemëruar afganë, që kanë thënë se forca e përbashkët NATO-Afganistan, në pjesën afgane të kufirit, ishte sulmuar me zjarr që vinte nga drejtimi i post-blloqeve pakistaneze, dhe atëherë kishte kërkuar mbështetje ajrore të aleancës.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjeneral Athar Abas, sot i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se NATO-ja dhe Afganistani, po “përpiqeshin të dalin nga situata duke gjetur arsyetime”.
XS
SM
MD
LG