Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama i filloi takimet me liderët e BE-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka filluar sot takimet në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Obama e priti presidentin e BE-së, Herman Van Rompoj, presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, shefen e politikës së jashtme, Ketrin Eshton, dhe zyrtarë të tjerë për bisedime dhe për drekë.

Në bisedime, poashtu, po marrin pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe sekretari i thesarit, Timoti Gajtner.

Në agjendën e takimeve, vend të lartë zë kriza e borxheve në eurozonë.

Administrata Obama e ka kritikuar Bashkiminn Evropian për atë që Uashigntoni e percepton si përgjigjje të ndagalshme të Brukselit ndaj krizës.

BE-ja e ka hedhur poshtë kritikën, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara i kanë problemet e veta financiare.

Pritet se do të diskutohet edhe për kryengritjen politike në botën arabe dhe për programin atomik të Iranit.
XS
SM
MD
LG