Ndërlidhjet

KFOR: Janë lënduar edhe disa ushtarë të tjerë


Protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, pasdite vonë, kanë përdorë fishekzjarre dhe koktej mollotovi kundër trupave të KFOR-it.

“Përsëri një numër i ushtarëve të KFOR-it janë lënduar”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it në të cilën nuk jepet numri i saktë i të lënduarve.

Në mëngjesin e së hënës, dy ushtarë gjermanë të KFOR-it, u plagosën me armë të vogla zjarri nga ana e protestuesve serbë, gjatë një operacioni të KFOR-it per heqjen e barrikadave.

“Njëri nga ushtarët ishte komandant i Batalionit të trupave, i përfshirë në largimin e barrikadave. Ushtarët e KFOR-it janë në trajtim mjekësor në Kampin Bondsteel. KFOR-i mund të konfirmojë se ata nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë forca paqeruajtëse në përbërje të NATO-s, KFOR, përmes një komunikate për media, të lëshuar në orët e mbrëmjes.
XS
SM
MD
LG