Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e dënon sulmin e armatosur kundër KFOR-it


Qeveria e Kosovës e ka dënuar sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve paqeruajtës të KFOR-it, nga i cili dy ushtarë janë lënduar, gjatë një operacioni të KFOR-it, për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potok.

Mëtutje, sipas kumtesës së Qeverisë së Kosovës, vlerësohet se ky është sulm kundër sundimit të ligjit, rendit dhe lëvizjes së lirë dhe si i tillë është sulm i dënueshëm.

Qeveria u uron shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në këtë sulm, ndërsa i fton organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat, që aktorët e këtij sulmi të ballafaqohen me drejtësi.

Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës, ka kumtuar se do të jetë në koordinim të plotë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG