Ndërlidhjet

Obama kërkon që BE-ja të veproj në krizën e borxheve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, mbrëmë në Uashington, ka kërkuar nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, që të veprojnë në mënyrë të vendosur lidhur me krizën në rritje të borxheve të eurozonës.

Zoti Obama nuk ka specifikuar se çfarë aksionesh ka kërkuar, por megjithatë ka premtuar ndihmën amerikane.

“U komunikova atyre se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta bëjnë pjesën e tyre për t’i ndihmuar ata në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kjo është e rëndësisë së madhe për ekonominë tonë. Nëse Evropa tkurret ose nëse Evropa ka probleme, është shumë më vështirë për ne të krijojmë punë të mira këtu në shtëpi”, tha Barak Obama, duke folur së bashku me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.
XS
SM
MD
LG