Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 29 nëntorin në vite...

  • RFE /RL

Zvicër

Zvicër

2009 – Votuesit zviceranë mbështesin referendumin për ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër. Mbi 57 për qind votues dhe 22 nga 26 kantonet votojnë në favor të ndalesës. Propozimi bëhet nga Partia Popullore e Zvicrës (partia më e madhe në parlament), e cila thotë se minaret janë shenjë i islamizmit.

1939 – Bashkimi Sovjetik shkëput marrëdhëniet diplomatike me Finlandën.

1947 - SHBA voton në favor të ndarjes së Palestinës që kontrollohet nga britanikët, si dhe për të lejuar krijimin e shtetit të pavarur të Izraelit.

1963 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Llindon Xhonson, emëron komisionin e kryesuar nga Irll Uoren, për të hetuar vrasjen e presidentit Xhon Kenedi.

1963 – Një aeroplan i Kanadasë (Trans-Canada Airlines DC8) rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Montreal-it. Të 118 pasagjerët, përfshirë dhe anëtarët e ekuipazhit, humbin jetën në njërën nga fatkeqësitë më të rënda ajrore në historinë e Kanadasë.

1974 – Në Britani fuqizohet legjislatura që e bën të jashtëligjshme Ushtrinë Republikane Irlandeze.

1982 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani.

1996 – Gjykata e OKB-së dënon ushtarin serb të Bosnjës, Drazhen Erdemoviq, me 10 vjet burg, për rolin e tij në masakrën e 1,200 myslimanëve. Ai është i pari dënim ndërkombëtar për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.

2007 – Parlamenti Evropian voton pro ashpërsimit të ligjeve për përdorimin dhe posedimin e armëve të zjarrit.

2008 – Përfundojnë sulmet terroriste në Mumbai, të cilat zgjasin plot tri ditë dhe rezultojnë me rreth 200 të vrarë dhe me mbi 300 të plagosur. Sulmet kryhen nga terroristët e Pakistanit. (v.t.)
XS
SM
MD
LG