Ndërlidhjet

Rusia: Të ndalen kërcënimet me ultimatume ndaj Sirisë


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sot i ka hedhur poshtë thirrjet për embargo të armatimit ndaj Sirisë dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i ndalë kërcënimet me ultimatume kundër këtij vendi.

Këto komente u bënë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dje kishin bërë thirrje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë aksion në përgjigjje të dyshimeve për mizori të kryera nga trupat e regjimit të Sirisë, gjatë tetë muajve të goditjes kundër protestuesve.

Poashtu dje, Këshilli për të drejta të njeriut i OKB-së, tha se forcat e sigurisë së Sirisë kishin kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe dhunim, pasi ishin dhënë urdhëra nga “nivelet më të larta” të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG