Ndërlidhjet

Londër: E dyshuar për spiunazh, gjykata i lejon të qëndrojë


Një panel gjyaktësish britanikë ka vendosur t’ia lejojë një gruaje ruse, të akuzuar për spiunazh derisa punonte për një ligjvënës britanik, të qëndrojë në Britani.

Ekaterina Zatuliveter është arrestuar nën dyshimet se ka shfrytëzuar punën e saj në zyrën e ligjvënsit Majk Henkok, për të spinuar në favor të shërbimeve ruse të zbulimit.

Zatuliveter, 26 vjeçare, ka pranuar se ka pasur një aferë katër vjeçare me shefin e saj, por ka mohuar të ketë qenë agjente sekrete.
XS
SM
MD
LG