Ndërlidhjet

Klivlend: Debate rreth rastit të 8-vjeçarit me mbipeshë


Rasti i djaloshit 8-vjeçar, i cili u morr nga familja e tij për shkak të peshës së tij 90 kilogramëshe, ka nxitur debat në Shtetet e Bashkuara rreth asaj se a duhet prindërit të humbasin përkujdesjen ndaj fëmijëve, nëse këta të fundit vuajnë nga mbipesha.

Djaloshi ishte larguar nga familja e tij dhe ishte vendosur në një strehimore në tetor, pasi punëtorët lokal në Ohajo kishin thënë se nëna e tij nuk po punonte mjaftueshëm për të kontrolluar peshën e tij.

Me këtë peshë, djaloshi mendohet të rrezikohet nga sëmundje të ndryshme, si diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.

Patrisia Rajdaut nga Agjencia lokale për Fëmijë e Familje tha se agjencia ka punuar për rreth 20 muaj me familjen e djaloshit, përpara se gjërat të vinin në këtë pikë.
XS
SM
MD
LG