Ndërlidhjet

Finlanda planifikon reduktimin e trupave në Afganistan


Finlanda do të reduktojë trupat e veta në Afganistan dhe do të zhvendosë fokusin e operimeve nga menaxhimi i krizave ushtarake në trajnimin e civilëve. Qeveria finlandeze ka bërë të ditur se do të fillojë shkurtimet në vitin 2012, duke sjellë në shtëpi 50 ushtarë nga 195 trupa që aktualisht shërbejnë në misionin e NATOS në Afganistan.

Qeveria bëri të ditur se Finlanda do të rrisë fondet për Afganistan deri në 20 milionë euro deri në vitin 2014.

Më herët këtë muaj edhe Suedia kishte bërë të ditur se do të reduktojë 500 trupat e saj në 400 deri në fund të vitit 2012 dhe në këtë mënyrë të kompletojë largimin deri në verë të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG