Ndërlidhjet

Tadiq bën thirrje për heqje barrikadash



Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar nga KFOR-i "ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve", kurse nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës ka kërkuar që "të ftojnë qytetarët të heqin vetë barrikadat".

“Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të këtillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadiq gazetarëve në Beograd.

Çdo përshkallëzim në Kosovë, ka thënë Tadiq, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve të 90’ta nuk guxojnë të përsëriten më.

"Tani jemi më larg statusit të kandidatit se ç'kemi qenë dy ditë më parë, pikërisht për shkak të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës", ka thënë presidenti serb.
XS
SM
MD
LG