Ndërlidhjet

Gjykata anulon rezultatin e zgjedhjeve në Osetinë e Jugut


Gjykata Supreme në Osetinë Jugore ka anuluar rezultatet që kanë dalë nga zgjedhjet presidenciale të së dielës që lamë pas.

Sipas tyre, kandidati i mbështetur nga Kremlini, Anatolij Bibilov, ka humbur garën përballë ish ministrit të arsimit, Alla Xhiojeva.

Gjykata Supreme ka vendosur se ka pasur shkelje të rënda dhe ka shpallur rezultatin si të paligjshëm.

Osetia Jugore është një zonë secesioniste në Gjeorgji, pavarësinë e së cilës deri më tash e ka njohur Rusia dhe disa vende të pakta.
XS
SM
MD
LG