Ndërlidhjet

Rusia aktivizon radarin kundër projektilëve


Rusia ka aktivizuar sistemin e radarit kundër projektilëve në qytetin Kaliningrad, përgjatë kufirit me Bashkimin Evropian, si përgjigje ndaj plabneve të Perëndimit zbarkimin e një sistemi mbrojtës amerikan raketor në Evropë.

Shtetet e Bashkuara thonë se mburoja është e nevojshme për t’u mbrojtur nga kërcënimet potenciale të vendeve siç është Irani, derisa Rusia pohon se nuk mund të kënaqet më me zotime verbale.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, megjithatë ka thënë se aktivizimi i stacionit në Kaliningrad, nuk ia mbyllë dyert dialogut me Shtetet e Bashkuara mbi mbrojtësin raketor.
XS
SM
MD
LG