Ndërlidhjet

Turqia kundër ndërhyrjes në Siri


Minsitri i jashtëm turk, Ahmet Dautollu thotë se Turqia nuk ka dëshiruar që të ketë ndërhyrje ushtarake në Siri, por se ishte e gatshme për cfarëdo skenari.

Në një intervistë për një televizion turk, Dautollu tha se nëse mijëra njerëz mundohen të ikin nga dhuna në Siri, “jo vetëm Turqia, por edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrin hapa” për të vendosur një zonë të ndërmjetme në Siri.

Nga ana tjetër, ministri turk i transportit, Binali Jildirim ka thënë se Turqia po e konsideron mundësinë që ta përdorë Irakun si zonë transiti për tregti me Lindjen e Mesme, nëse situata në Siri përkeqësohet më tutje.
XS
SM
MD
LG