Ndërlidhjet

Todoroviq: Thirrje skizofrene e Tadiqit



Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviq, ka thënë sot se thirrja e presidentit serb Boris Tadiq për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës “është e pakuptimtë dhe skizofrene”, sepse serbët, sipas tij, në këtë formë mbrojnë mbijetesën e tyre në Kosovë.

Në një deklaratë dhënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, Todoroviq ka thënë se Tadiq duhet t’i bëjë thirrje OKB-së, që të pengojë NATO-n në përpjekjet për ta “ndarë Kosovën nga Serbia”.

“T’i ftosh serbët të tërhiqen nga barrikadat është një hap i pabesueshëm, sepse ato serbët i kanë ngritur për të mbrojtur të drejtën elementare dhe të rrezikuar për jetesën”, ka thënë Todoroviq.
XS
SM
MD
LG