Ndërlidhjet

Lunaçek: S'mund të ketë status kandidati, derisa ka dhunë në kufi



Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar sot se Serbia nuk mund të presë të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përderisa në kufijtë e saj vazhdon të përshkallëzojë dhuna.

Në një komunikatë për shtyp, diplomatja austriake ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së të shtojnë trysninë mbi Serbinë, për ta detyruar Beogradin “që të arsyetojë me ekstremistët serbë në veri të Kosovës”.

Duke thënë se zhvillimet e dhunshme në veri të Kosovës, në të cilat gjatë ditës së djeshme u lënduan edhe shtatë ushtarë austriakë, duhet të ndërpriten menjëherë, Lunaçek ka kërkuar zhbërjen e barrikadave dhe realizimin e planit të Marti Ahtisarit edhe në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG