Ndërlidhjet

Norvegji: Thaçi takohet me Stoltenberg


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Norvegji, është pritur nga kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg. Krerët e të dy vendeve kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, me ç’rast nënshkruan një marrëveshje ndërshtetërore të bashkëpunimit, njofton nëpërmjet një komunikate për shtyp zyra për informim e kryeministrit Thaçi.

Kryeministri Stoltenberg theksoi përkrahjen e Qeverisë Norvegjeze për konsolidimin dhe forcimin e shtetit demokratik të Kosovës, si dhe shfaqi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë në kuadër të procesit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi shprehu nevojën e shkëmbimit të përvojave në fushën ekonomike, të arsimit, të drejtësisë, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Thaçi ftoi investitorët norvegjez që të investojnë në Kosovë, sepse, si shteti i ri, sipas Thaçit, Kosova ofron mundësi të mëdha për investime ekonomike ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG