Ndërlidhjet

logo-print

Bajden viziton pa paralajmërim Irakun


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden ka arritur në Bagdad, ku po viziton trupat amerikane, në prag të përfundimit të tërheqjes së tyre nga Iraku deri në fund të këtij viti.

Vizita e Bajdenit po konsiderohet një arritje e radhës e presidentit amerikan, Barak Obama, i cili po bën fushatë për zgjedhjet e vitit 2012.

Përfundimin e një lufte jo fort të pëlqyer, Obama po e shfrytëzon si pjesë të fushatës, në një kohë kur shumica e amerikanëve janë të preokupuar me ekonominë e dobët në shtëpi, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
XS
SM
MD
LG