Ndërlidhjet

Greqia optimiste për ndihmën financiare


Greqia i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme që të marrë një pjesë të 8 miliardë eurove ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndihmë kjo që i nevojitet për t’iu shmangur falimentimit, ka thënë ministri grek i financave, Evangjelos Venizelos.

“Në Greqi ne i kemi të gjitha kushtet e nevojshme në mënyrë që të shkojmë përpara me pagesën e radhës, me programin e ri, si dhe me përfshirjen e sektorit privat”, ka thënë ai para një takimi në Bruksel.

Ky takim mendohet të zhbllokojë fondet për Greqinë pas shumë javësh pasigurie, gjë që shtyu vendin në një katastrofë të tmerrshme financiare.
XS
SM
MD
LG