Ndërlidhjet

Ish-ministri maqedonas në burg


Një gjykatë maqedonase e ka dënuar liderin e një partie opozitare, njëkohësisht edhe ish-ministër i punëve të brendshme, për financim të paligjshëm të fushatës, duke e dënuar atë me 7 vjet burgim.

Lube Boskovski ishte arrestuar në qershor pasi ishte zënë me një thes me 100 mijë euro dhe me një revole në veturën e tij.

Ish-ministri dhe avokatët e tij thanë se ky vendim ishte i motivuar politikisht, për faktin se Boskovski është një kritik i madh i qeverisë së vendit. Ata deklaruan se do të përpilonin një ankesë.
XS
SM
MD
LG