Ndërlidhjet

logo-print

Klinton shpreh keqardhje për vendimin e Pakistanit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për vendimin e Pakistanit që të bojkotojë konferencën ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit, në qytetin gjerman të Bonit.

Pakistanezët u larguan nga kjo konferencë dje, në reagim ndaj një sulmi ndërkufitar ajror nga forcat e NATO-s, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.

Pakistani ka akuzuar NATO-n për agresion në këtë incident, ndërsa SHBA-të e kanë quajtur ngjarjen "tragjike" dhe janë zotuar për hetime.

Klinton, duke folur në një vizitë në Korenë e Jugut, ka thënë se ajo ende shpreson në gjetjen e një mënyre që Pakistani të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të zhvilluar Afganistanin në një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Klinton vlerësoi se, edhe Shtetet e Bashkuara edhe Pakistani kanë një "interes të thellë", për një Afganistan të sigurt, stabil dhe demokratik.
XS
SM
MD
LG