Ndërlidhjet

Reagime ndaj sulmit të ambasadës britanike


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka paralajmëruar për "pasoja serioze" pas sulmeve në dy komplekset diplomatike britanike në Teheran, nga mbështetësit iranianë.

Kameron ka dënuar dështimin e autoriteteve iraniane për të mbrojtur ndërtesat britanike të martën duke e cilësuar atë si një "turp", dhe ka thënë se qeveria e tij do të marrë parasysh se çfarë masash të ndërmirren gjatë ditëve të ardhshme.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar sulmet "në termat më të ashpër", ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje Iranit t’i detyrojë përgjegjsit e këtij sulmi të japin logari.

Nga ana tjetër, ministria e jashtme ruse i ka quajtur sulmet si të "papranueshme dhe që meritojnë dënim".

Zyrtarët britanikë njoftuan se gjithë personeli ishin të sigurtë pas sulmeve në ambasadën britanike në Teheran dhe në një kompleks të dytë britanik në veri të Teheranit.

Zyrat në të dyja vendet janë plaçkitur, ndërsa në ambasadë, mbështetësit iranianë kanë tërhequr poshtë flamurin britanik, e kanë djegur atë, dhe e kanë zëvendësuar me flamurin iranian.
XS
SM
MD
LG