Ndërlidhjet

Britani: Greva më e madhe në 30 vite


Punonjësit e sektorit publik në Britani po bëjnë një grevë masive sot për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve në vend.

Sindikatat pretendojnë që më shumë se dy milionë punonjës nga agjencia kufitare, mësuesit, mbledhësit e plehrave, zjarrfikësit dhe punëtorët e tjerë të sektorit publik do të marrin pjesë në aksionin e planifikuar 24 orësh, duke shënuar grevën më të madhe brtianike në 30 vite.

Greva pritet të mbyllë shkollat dhe të ndërprejë operacionet në aeroporte,
në mesin e vendeve të tjera.

Punonjësit po protestojnë ndaj reformave që sipas sindikatave do të detyrojë ata të paguajnë më shumë për pensionet e tyre dhe të punojnë më gjatë para se të dalin në pension.

Qeveria thotë se reformat janë të nevojshme për shkak se njerëzit po jetojnë më gjatë, dhe buxheti i qeverisë nuk mund të përballojë pensionet aktuale të shërbimit publik.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron ka dënuar grevën si "të papërgjegjshme" duke u bërë thirrje sindikatave për të vazhduar negociatat.
XS
SM
MD
LG