Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Bllokohet kanali i BBC-së


Raportohet se operatorët e Pakistanit kanë bllokuar kanalin, BBC World News, për shkak të një dokumentari kritik për angazhimin e vendit në luftën kundër militantëve islamikë.

Presidenti i shoqatës kabllore të Pakistanit, Khalid Arain, tha sot se vendimi u zbatua pasi BBC-ja shfaqi dokumentarin, "Pakistani sekret", më 23 nëntor.

Në faqen zyrtare të internetit, BBC thotë se dokumentari dy pjesësh hulumton akuzat nga zyrtarët e CIA-s dhe diplomatët perëndimorë se Pakistani po dështon në kryerjen e angazhimeve të veta në luftën kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e kanë kritikuar Pakistanin që ka refuzuar te ketë për synim kryengritësit afganë që po e shfrytzojnë këtë territor për sulme ndaj NATO-s në Afganistan.

BBC-ja e dënoi këtë ndërhyrje në një deklaratë, duke thënë se "kërcënon pavarësinë editoriale dhe ndalon publikun që të keTë qasje në shërbimin tonë të paanshëm të lajmeve ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG