Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 30 nëntorin në vite...

  • RFE /RL

Bill Klinton

Bill Klinton

1995 – Presidenti amerikan, Bill Klinton, bëhet kreu i parë ekzekutiv i SHBA-së që viziton Irlandën Veriore.

1782 – Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruajnë nenet preliminare për paqe në Paris, për t’i dhënë fund Luftës Revolucionare.

1803 – Spanja përfundon procesin e dorëzimit të Luzianës te Franca.

1804 – Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Samjuel Çejs, del para gjyqit nën akuzat për njëanshmëri politike. Ai lirohet më vonë nga Senati i SHBA-së.

1874 – Burrështetasi britanik, Uinston Çërçill, ka lindur në Oksfordshajer.

1939 – Nis lufta ruso-finlandeze, pasi 20 divizionet e trupave sovjetike pushtojnë Finlandën.

1950 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Heri Truman, gjatë një konference për media, bën të ditur se është i përgatitur të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore, për të arritur paqen në Kore.

1966 – Ish-kolonia britanike Barbados bëhet e pavarur. Barbados tani është një shtet ishull që ndodhet në zonën perëndimore të Atlantikut të Veriut.

1979 – Gurpi historik “Pink Floyd” publikon albumin “The Wall”.

1989 – Udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, i refuzohet viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ku do të bënte adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (v.t.)
XS
SM
MD
LG