Ndërlidhjet

Përshpejtohet gjykimi i Julia Timoshenkos


Gjykimi i ankesës së ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, është përshpejtuar për dy javë.

Avokati i saj, Vlasenko Sergi, i cili është gjithashtu një anëtar i parlamentit, u tha gazetarëve në Kiev se "seanca përgatitore është caktuar për datën 1 dhe jo më për 13 dhjetor".

Vlasenko tha gjithashtu se "sipas të gjitha gjasave, Timoshenko nuk do të marrë pjesë për shkak të shëndetit të saj të dobët e që u dobësua edhe më shumë të hënën".

Timoshenko po qëndron në burg që kur është dënuar për abuzim me pushtetin me shtatë vite burg.

Avokatët e saj thonë se Timoshenko, 50 vjeçare, po vuan nga dhimbjet në shpinë dhe nuk mund të ecë.

Ndërkaq, ministria e shëndetësisë në Ukrainë ka thënë se ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze.
XS
SM
MD
LG