Ndërlidhjet

Leka Zogu I ka ndërruar jetë


Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu I ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Zëdhënësja e familjes mbretërore të Shqipërisë, Julinda Kamberi, e ka konfirmuar lajmin.

Sipas saj, Leka I ka vdekur nga problemet në zemër dhe mushkëri, në spitalin Nëna Tereze të Tiranës.

Leka I shte djali i vetëm i mbretit Ahmet Zogu, sundimi i të cilit zgjati deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939, kur edhe familja mbretërore u detyra të largohej.

Familja u kthye në Shqipëri, në vitin 2002, pas kolapsit të sistemit komunist.

Leka Zogu I ka lënë pas vetes të birin, Lekën II.
XS
SM
MD
LG