Ndërlidhjet

Vazhdon raundi i tetë i bisedimeve Kosovë-Serbi


Sot vazhdon raundi i tetë i bisedimeve teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës "do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë".

Palët gjithashtu do të diskutojnë edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Ky raund i dialogut teknik, sipas Qeverisë së Kosovës, ka rëndësi të veçantë sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejt BE-së.

“Kosova ka marrë vlerësime të larta nga BE dhe vendet anëtare për angazhimin serioz dhe konstruktiv në këtë dialog, andaj me të drejtë pret nga Këshillit Evropian që ta shpërblejë shtetin e Kosovës me përparime substanciale në integrimin evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të këtij viti dhe deri tash janë arritur gjashtë marrëveshje, por problem paraqet zbatimi i tyre nga ana e Serbisë.
XS
SM
MD
LG