Ndërlidhjet

logo-print

Turqia me sanksione të reja kundër Sirisë


Turqia tha sot se do të pezullojë të gjitha marrëdhëniet financiare me Sirinë dhe të ngrijë pasuritë e qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.

Ministri i jashtëm, Ahmet Davutollu, duke njoftuar sanksionet në një konferencë shtypi sot, tha se regjimi sirian "ka ardhur në fund të rrugës", duke injoruar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare për të ndalur goditjen e tij të përgjakshme mbi protestuesit.

Ai gjithashtu tha se Turqia do t’u ndalojë kompanive të veta shitjen apo shpërndarjen e ndonjë pajisje ushtarake në Damask.

Thuhet se një marrëveshje bashkëpunimi me Sirinë është pezulluar deri në ardhjen në vend të një qeverie të re dhe "të ligjshme" .

Veprimi i Turqisë pason sanksionet e njoftuara nga Liga Arabe kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG