Ndërlidhjet

Britania tërheq stafin diplomatik nga Irani


Britania është duke tërhequr një pjesë të personelit diplomatik nga Irani pasi protestuesit të martën sulmuan dhe grabitën ambasadën e saj.

Zyra për punë të jashtme në Londër konfirmoi këtë veprim, por nuk pranoi të bëjë të ditur se sa njerëz janë duke u tërhequr, apo të japë detaje të tjera.

Të martën, protestuesit iranianë sulmuan ambasadën britanike dhe një kompleks diplomatik në Teheran, duke thyer xhamat, djegur një makinë dhe flamurin britanik.

Sulmet erdhën pasi Britania vendosi sanksione të reja ndaj Iranit rreth programit të tij bërthamor qe vendet perëndimore besojnë se ka për qëllim bërjen e armëve bërthamore. Ndërsa Irani e mohon këtë.
XS
SM
MD
LG