Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Lëndohen gati 80 njerëz


Rreth 80 njerëz janë raportuar të plagosur në përleshjet në Kajro pas përfundimit të dy ditëve të votimit në fazën e parë të zgjedhjeve parlamentare të Egjiptit.

Një raport i agjencisë së lajmeve, Reuters, thotë se të rinjtë flakën bomba benzine, qëlluan me armë dhe hodhën gurë në përleshjet në afërsi të Sheshit Tahrir.

Zyrtarë të agjencisë egjiptiane të lajmeve, MENA, njoftuan se 27 persona të plagosur janë dërguar për në spital.

Protestuesit kanë demonstruar në këtë shesh përgjatë 11 ditëve të fundit, duke kërkuar dhënien fund të regjimit ushtarak që ka sunduar një kohë të gjatë Egjiptin, që kur diktatori, Hosni Mubarak u rrëzua nga pushteti në mes
të protestave masive në shkurt.

Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të publikohet sot më vonë.

Faza e parë e votimit, të hënën dhe të martën, është lavdëruar ndërkombëtarisht duke u cilësuar kryesisht paqësore, me një pjesëmarrje të lartë të raportuar dhe vetëm shkelje të vogla të rregullave të votimit.

Votimi është planifikuar të konkludohet në mars, përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale.

Raportet thonë se grupi islamist, Vëllazëria Myslimane, pritet të fitojë shumicën e votave.
XS
SM
MD
LG