Ndërlidhjet

Bjellorusi: Shpallen fajtorë bombarduesit e stacionit të metrosë


Një gjykatë në Bjellorusi sot shpalli, Dmitry Kanavalau dhe Uladislau Kavalou, fajtorë për bombardimin e një stacioni metroje në Minsk me datën 11 prill, ku u vranë 15 njerëz dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.

Të dy gjithashtu u gjetën fajtorë për një bombardim tjetër të vitit 2008 në Minsk.

Askush nuk ishte vrarë në atë sulm.

Kanavalau dhe Kavalou, të dy 25 vjeçarë, mund të përballen me dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG