Ndërlidhjet

Mjeku i Majkëll Xheksonit dënohet me 4 vite burg


Mjeku i përfshirë në vdekjen me mbidozë të Majkëll Xheksonit, është dënuar me maksimum katër vite burg.

Gjatë dënimit, gjyqtari në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, Majkëll Pestor, ka dënuar mjekun, Konrad Murrej, për atë që ai e quajti një "shkelje të tmerrshme të besimit", derisa është kujdesur për Xheksonin.

Gjykatësi tha se Murrej, ka gënjyer në mënyrë të përsëritur dhe nuk kishte treguar keqardhje për veprimet e tij në trajtimin e Xheksonit, dhe se me përdorimin e rëndë të propofolit të fuqishëm, ka shkelur betimin e tij si mjek.
XS
SM
MD
LG