Ndërlidhjet

logo-print

Protestë në Osetinë e Jugut


Qindra mbështetës të kandidates së skualifikuar presidenciale, Alla Dzhiojeva, marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Osetisë së Jugut sot, për të protestuar kundër një vendimi të gjykatës që përmbysi fitoren e dukshme të kësaj kandidateje në zgjedhjet presidenciale të 27 nëntorit.

Gjykata e Lartë e Osetisë së Jugut, të martën vendosi në favor të ankesës nga mbështetësit e kandidatit rival, Anatoli Bibilov, dhe urdhëroi anulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Parlamenti më pas e ndaloi Dzhiojevën të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, që planifikohet të mbahen përsëri në mars të vitit 2012.

Dzhiojeva i tha mediave sot në mëngjes se ajo e konsideron veten të jetë presidente e zgjedhur ligjërisht e Osetisë së Jugut dhe planifikon të formojë një këshill të qeverisë.

Osetia Jugore është rajon separatist i Gjeorgjisë, të cilin e kanë njohur vetëm Rusia dhe disa vende të pakta.
XS
SM
MD
LG