Ndërlidhjet

Ambasadori gjerman dhe ai austriak dënojnë dhunën në veri


Ambasadori Gjermanisë, Ernst Reiqel, dhe ai i Austrisë, Johan Briger, vizituan ushtarët e lënduar gjermanë dhe austriakë të KFOR-it në spitalin në bazën e KFOR-it në Prizren.

Dy prej tyre kishin pësuar lëndime nga armë të zjarrit, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të rënda nga mjetet shpërthyese.

Të dy ambasadorët dënuan fuqishëm dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe
shprehën shqetësimin e tyre për intensitetin e saj.

Ata i kanë bërë thirrje popullit në veri të Kosovës, që mos të lejojnë të keqpërdoren nga kryesit e dhunës për qëllimet e tyre dhe që ta respektojnë mandatin e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes.
XS
SM
MD
LG