Ndërlidhjet

Bjellorusi: Bombarduesit e stacionit të metrosë dënohen me vdekje


Një gjykatë në Bjellorusi sot ka dënuar dy persona me vdekje për bombardimin në një stacion të metrosë më datën 11 prill, ku u vranë 15 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë.

Më herët gjatë ditës kjo gjykatë shpalli fajtorë, Dzmitri Kanavalaun dhe Uladzislau Kavaljoun, edhe për një sulm tjetër me bombë në vitin 2008, ku nuk kishe pasur viktima as të lënduar.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që e praktikon dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG