Ndërlidhjet

Bajden: SHBA-Iraku, një marrëdhënie e re strategjike


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, tha se vendi i tij dhe Iraku po hyjnë në “një shkallë të re të marrëdhënieve strategjike”, derisa trupat amerikane po përgatiten të tërhiqen nga Iraku, deri në fund të ktëij viti.

Këto komente zoti Bajden i bëri sot pas takimit me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, në Bagdad, një ditë pas ardhjes befasuese në kryeqytetin e Irakut.

Zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin Xhalal Talabani, dhe kryesuesin e parlamentit, Osama al-Nujaifi.

Më herët këtë vit, Uashigntoni dhe Bagdadi dështuan të arrijnë marrëveshje për mbajtjen e një pranie të vogël ushtarake amerikane në Irak, gjatë vitit të ardhshëm, kështu që aktualisht, të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara, duhet të largohen nga ky vend, deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Tash në Irak gjenden afro 13 mijë ushtarë, ndërsa në kohën e pranisë më të madhe, atje ishin afro 170 mijë pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG