Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Arrestohen 200 protestues në Los Anxhelos


Në qytetin amerikan, Los Anxhelos, sot më se një mijë policë i kanë shpërndarë protestuesit e Lëvizjes Okupimi, nga një park përreth Bashkisë së qytetit, me ç’rast janë arrestuar më se 200 vetë, që kishin refuzuar të largoheshin.

Ndërhyrje e ngjashme është bërë edhe në qytetin Filadelfia, ku janë arrestuar 50 vetë.

Policia në Los Anxhelos dhe në Filadelfi ka hyrë në kampet e protestuesve Okupimi, duke thënë se hapësirat ishin shndërruar në rrezik për shëndet dhe se i kanë shkatërruar bizneset lokale.

Lëvizja Okupimi ishte formuar në shenjë proteste kundër asaj që demonstruesit thonë se është sistem i korruptuar financiar dhe kundër pabarazisë ekonomike.
XS
SM
MD
LG