Ndërlidhjet

Klinton pritet të takohet me udhëheqësit e Birmanisë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton pritet të fillojë bisedimet me udhëheqësinë e re të Birmanisë. Ajo është duke zhvilluar vizitën e parë më të lartë amerikane në gjysmë shekulli, në ndjekje të sinjaleve se regjimi autoritar i Mianmarit mund të jetë i gatshëm të ndjekë reformat e nevojshme politike dhe ekonomike.

Klinton ka planifikuar të takojë sot zyrtarë të lartë të vendit, përfshirë presidentin Tein Sein, ministrin e jashtëm, si dhe ligjbërësit kryesorë.

Pas këtyre vizitave në kryeqytet, Klinton pritet të vizitojë qytetin Jangon dhe të takohet me liderë të opozitës, si dhe me fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Su Ki.
XS
SM
MD
LG