Ndërlidhjet

Atambaev betohet si president i Kirgistanit


Almazbek Atambaev është shpallur president i ri i Kirgistanit, në një ceremoni solemne në Bishkek. Zgjedhja e tij shënohet si hapi i parë i rëndësishëm i një tranzicioni paqësor në vend.

Zyrtarët zgjedhorë bënë të ditur se Atambaev fitoi rreth 63 % të votave nga zgjedhjet e 30 tetorit.

Ndryshimet erdhën pas prillit të vitit 2010, me rrëzimin e Bakievit dhe pas përplasjeve të mëvonshme në mes të kirgizëve dhe uzbekëve në Osh, ku mbetën të vdekur më shumë se 470 njerëz dhe me qindra prona të shkatërruara.
XS
SM
MD
LG