Ndërlidhjet

Pakistani rifillon bashkëpunimin me NATO-n


NATO ka bërë të ditur se Pakistani ka rifilluar një lloj bashkëpunimi me forcat amerikane në Afganistan, pas goditjeve të NATO-s që lanë të vrarë 24 ushtarë pakistanez. Një prej zëdhënësve të aleancës veri-atlantike, gjenerali gjerman Karsten Jakobson tha se Islamabadi ka komunikuar me aleancën për të parandaluar një shkëmbim zjarresh përgjatë kufirit.

Jakobson gjithashtu shpreson se ky bashkëpunim do të zgjidhë incidentit në provincën Paktia të Afganistanit Lindor, në mënyrë që të dyja palët të kenë mundësi të shërohen nga tragjedia e fundit.

Më herët, një prej zyrtarëve të lartë të ushtrisë pakistaneze, gjeneral majori Ashfaq Nadem, kishte thënë se sulmi ajror i NATO-s kishte qenë i qëllimshëm, gjë që mohohet nga Pentagoni.
XS
SM
MD
LG