Ndërlidhjet

Sanksione të reja për Iranin

  • RFE /RL

Bruksel, 1 dhjetor 2011.

Bruksel, 1 dhjetor 2011.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit të sotëm në Bruksel, kanë forcuar sanksionet e tyre kundër Iranit.

Ata kanë ngrirë asetet për 180 individë dhe subjekte, si dhe kanë vendosur ndalesa udhëtimi për ta.

E gjithë kjo ka ndodhur në përgjigje të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i cili sugjeron se Irani ka punuar në zhvillimin e armëve atomike. Ngjarja po ashtu pason sulmet e studentëve iranianë në ambasadën britanike në Teheran.

Rreth 35 individë dhe 215 grupe, të lidhura me programin bërthamor të Iranit, kanë qenë subjekt i masave të ngjashme, ndërsa 61 persona të tjerë kanë qenë në listën e zezë të Bashkimit Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhupe, tha se Bashkimi Evropian do të shqyrtojë sanksione edhe për fusha të tjera.

Ne kemi miratuar sanksione të rëndësishme në lidhje me aktivitetet bërthamore kundër 180 individëve dhe grupeve iraniane. Po ashtu jemi pajtuar që të vazhdojmë të punojmë mbi propozimin e presidentit francez, që parashikon sanksione të ashpra në sektorin financiar dhe atë të naftës”, tha Zhupe.

Ai po ashtu bëri me dije se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të shqyrtojë embargon e naftës. Por, Greqia, e cila është importuese e konsiderueshme e naftës iraniane, ngurron për të mbështetur lëvizjen e tillë.

Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se të gjitha opsionet do të shqyrtohen me kujdes, përpara marrjes së vendimeve të reja.

“Detajet se çfarë duhet të bëhet saktësisht u përkasin ekspertëve teknikë, të cilët vendosin se çfarë do të bëjnë, çfarë është e përshtatshme për shtetet anëtare të BE-së dhe çfarë efektesh do të ketë në Iran. Pra, këto çështje do të diskutohen”, tha Eshton.

Duke folur para takimit, sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se u është mirënjohës vendeve të BE-së për mbështetjen që i kanë dhënë Londrës, në ditët e fundit. Ai tha se do të miratohen sanksione të reja kundër Iranit.

Bruksel, 1 dhjetor 2011.

Bruksel, 1 dhjetor 2011.

Do të diskutojmë masat ndaj Iranit – masat shtesë. Bashkimi Evropian tashmë ka marrë disa masa, por masa shtesë. Shpresoj se do të pajtohemi për masa shtesë, të cilat do të jenë një intensifikim i presionit ekonomik ndaj Iranit”, tha Hejg.

Pasi Londra ka ndërprerë të gjitha lidhjet me sektorin financiar të Iranit, përfshirë edhe me Bankën Qendrore të këtij vendi, dhjetëra studentë iranianë, të martën, kanë hyrë me forcë në ambasadën britanike në Teheran, duke hequr flamurin e misionit dhe duke thyer zyrat nga brenda. Gjashtë anëtarë të stafit janë mbajtur peng, porse janë liruar pak kohë më vonë.

Në përgjigje, Britania dje ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe ka mbyllur edhe të sajën në Teheran.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, u tha gazetarëve se Berlini është i gatshëm t’i ofrojë më shumë ndihmë Britanisë.

Ne i kemi ofruar Qeverisë britanike mbrojtjen konsullore për shtetasit e saj në Iran. Në kemi vendosur të ftojmë në Berlin ambasadorin e Gjermanisë në Iran, që të konsultohemi. Ky është një zhvillim shumë serioz dhe mendoj se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të gjejë një përgjigje në solidaritet”, tha Vestervelle.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar edhe situatën në Bjellorusi, ku kanë zënë vend shtypje të mëdha ndaj kundërshtarëve politikë, por ata nuk kanë shpallur sanksione të reja ndaj këtij vendi.

Temë diskutimi ka qenë edhe oferta e Serbisë për statusin e kandidatit evropian.

Gjermania ka refuzuar t’i japë Serbisë statusin preliminar, sidomos pas plagosjes së dy ushtarëve gjermanë, në përleshjet e ditëve të fundit me serbët e veriut të Kosovës.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se vendimi final do të sillet javën e ardhshme. (v.t.)
XS
SM
MD
LG