Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Vëllazëria Myslimane fiton shumicën në raundin e parë


Rezultatet e pjesshme që kanë dalë prej raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt tregojnë se Vëllazëria Myslimane ka fituar shumicën dominuese.

Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në disa raunde në gjashtë javët e ardhshme, pritet të publikohen në janar.

Këto zgjedhje ishin të parat që kur presidenti Hosni Mubarak u detyra të japë dorëheqje në shkurt të këtij viti.

Vëllazëria Myslimane ka qenë e ndaluar si lëvizje në kohën e Mubarakut, por në periudhën e protestave kundër pushtetit të tij, doli si forca kryesore opozitare.
XS
SM
MD
LG