Ndërlidhjet

logo-print

Irani liron protestuesit që hyjnë dhunshëm në ambasadën britanike


Irani ka liruar 11 protestues ekstremistë, të cilët ishin burgosur pas ndërhyrjes në ambasadën britanike në Teheran, ka njoftuar agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se “të 11 protestuesit, për të cilët thuhet se janë studentë, janë liruar të mërkurën mbrëma, një ditë pasi janë arrestuar për ndërhyrje dhe shkatërrim të ambasadës dhe kompleksit diplomatik të Britanisë së Madhe në Teheran”.

Shpjegim zyrtar për këtë lirim nuk ka pasur.

Sipas ligjeve iraniane, dëmtimi i pronës ndëshkohet me burgim deri në tre vjet.

Ndëhyrja e dhunshme e protestuesve iranianë në ambasadën britanike ndodhi gjatë një proteste që u mbajt në Teheran, në shenjë kundërshtimi me sanksionet e paralajmëruara të Britanisë së Madhe kundër Iranit, për shkak të programit kundërthënës nuklear që ka.
XS
SM
MD
LG