Ndërlidhjet

logo-print

Gatishmëri për luftim të krizës së borxheve në Evropë


Udhëheqësia e re e Bankës Qendrore Evropiane ka dhënë sinjale se është e gatshme të ndërmarrë hapa më të fuqishëm për të luftuar krizën e borxheve në Evropë, nëse javën që vjen liderët politikë pajtohen në kontrolle më të rrepta të buxhetit në euro zonë.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi bankat kryesore botërore ndërmorën veprime të përbashkëta për të siguruar financim më të lirë të dollarit për bankat e “uritura” evropiane.

Kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Drahi pasqyroi një gjendje të errët të gjendjes së sistemeve bankare. Ai tha para Parlamentit Evropian se bashkimit ekonomik e monetar i duhet një ri-shqyrtim i rregullave fiskale, me përkushtime të përbashkëta të qeverive të zonave euro.
XS
SM
MD
LG