Ndërlidhjet

Shqipëria vlerëson Gorbaçevin



Shqipëria e ka vlerësuar vizitën e ish-udhëheqësit sovjetik, Mikail Gorbaçev dhe kontributin e tij për reformat që kanë ndihmuar në rrëzimin e komunizmit edhe në këtë vend.

Gorbaçevi po qëndron në Tiranë për t’i dhënë medaljen fituese kampiones Hou Jifan nga Kina, e cila doli e para në Kampionatin Botëror të Femrave, duke mposhtur indianen Koneru 5.5 – 2.5, pas vetëm tetë nga gjithsej dhjetë lojë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Gorbaçevi është takuar edhe me kryeministrin Berisha, i cili e quajti atë si guximtarin e shekullit të kaluar.
XS
SM
MD
LG